Arrestohet shoferi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Klinë, ku vdiq një 35-vjeçar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar shoferi i kamionit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet, që ka ndodhur mesditën e së hënës në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël

Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar shoferi i kamionit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet, i cili ka ndodhur mesditën e së hënës në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, viktimë e këtij aksidenti është një 35-vjeçar, i cili, sipas policisë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Klinë / 15.01.2024 – 12:55. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i veturës. Me vendim të prokurori,t trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionin mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Një i vdekur në një aksident në Krushevë të Klinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur në Krushevë të Vogël të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë – Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika