Arrestohet zyrtari policor për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Përmes një komunikate për media, Inspektorati Policor i Kosovës(IPK) njofton se ka arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Manipulim me prova”

Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht, hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar të martën, një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut me dyshimin se, i njëjti, ka kryer veprën penale ”Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe ”Manipulim me prova”.

Pasditen e së martës, Inspektorati Policor përmes rrugëve operative, kishte pranuar informacione se ky zyrtar policor dyshohet se ka dëmtuar disa kamera të sigurisë dhe pajisje të tjera në afërsi të vendit të ngjarjes, ku është zhvilluar të hënën operacioni i përbashkët antidrogë i policisë dhe doganës në fshatin Izvor të Zveçanit.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore, pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar sot në mbrëmje, kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika