Arrihet marrëveshja për armëpushim në Gazën Jugore

Egjipti, Izraeli dhe SHBA-të kanë rënë dakord për një armëpushim në jug të Gazës, që përkon me rihapjen e kalimit kufitar Rafah. Armëpushimi thuhet se do të zgjaste për disa orë, por kohëzgjatja e saktë nuk dihet ende

Njerëzit mblidhen ndërsa ekuipazhet e mbrojtjes civile palestineze përpiqen të shuajnë zjarrin në një shtëpi që u godit nga një sulm ajror izraelit në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, të dielën 8 tetor 2023.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Egjipti kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim në Gazën jugore që synon të koordinohet me rihapjen e kalimit kufitar Rafah.

Këtë lajm e raportojnë dy burime të sigurisë egjiptiane, të cilat janë cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Agjencia Reuters ka bërë të ditur se ky armëpushim pritet të nisë në orën 06:00 GMT.

Po ashtu, raportohet se kufiri Rafah, i cili është nën kontrollin e Egjiptit, do të hapet në të njëjtën kohë me fillimin e armëpushimit.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se aktualisht nuk ka konfirmime zyrtare që vërtetojnë hapjen e këtij kalimi kufitar, raporton BBC.

Kjo marrëveshje vjen në kontekstin e tensioneve të ashpra që kanë tronditur rajonin, duke përfshirë shpërthimet dhe sulmet në Gazë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se është e paqartë nëse dhe për sa kohë do t’u lejohet njerëzve të kalojnë tranzit në vendkalimin jugor.

“Nëse e vlerësoni si të sigurt, mund të dëshironi të afroheni më pranë pikës kufitare Rafah – mund të ketë shumë pak njoftim nëse kalimi hapet dhe mund të hapet vetëm për një kohë të kufizuar”, thuhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zyrtarët po punojnë për “opsionet e mundshme për nisje” për amerikanët në Gaza.

Cili është vendkalimi Rafah?

Kufiri i Egjiptit me Rafah është rruga e vetme e daljes së Gazës që nuk kontrollohet nga Izraeli.

Tani është e vetmja rrugë e mundshme për të dalë nga Gaza pasi Izraeli bllokoi të gjitha daljet e tjera.

Vendkalimi shtrihet në jug të Gazës në kufi me gadishullin Sinai të Egjiptit, një rajon shkretëtirë pak i populluar. Qytetet në të dy anët e kufirit njihen si Rafah.

Egjipti kishte kufizuar rreptësisht hapjen e vendkalimit pasi marrëdhëniet midis Hamasit dhe Egjiptit janë tensionuar keq.

Sulmet e fundit ajrore izraelite kanë goditur gjithashtu pikën kufitare, sipas raportimeve të mediave gjatë javës së kaluar.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika