Arsim Thaqi: Përveç Giresse, duhet të largohet edhe menaxheri i Kombëtares

Trajneri i mirënjohur kosovar, Arsim Thaqi, mendon se te Kombëtarja e Kosovës duhet të bëhen reforma. Ai duket se nuk është i kënaqur vetëm me largimin e ish-përzgjedhësit, Alain Giresse

Të dielën në mbrëmje në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, ndër të tjerash u diskutua edhe rreth zhvillimeve të fundit në Kombëtaren e Kosovës.

Pika kryesore ishte ndërprerja e bashkëpunimit nga Federata e Futbollit e Kosovës me Giresse. Trajneri Arsim Thaqi supozon se problem nuk ka qenë vetëm tekniku francez.

Ai ka thënë se duhet të largohet edhe një pjesë e stafit të Giresse, sipas tij duke filluar nga menaxheri i Kombëtares i cili është Bajram Shala.

“Shumë herë mos të ngutet me përzgjedhjen e trajnerit, por jo vetëm trajneri si individ unë po mendoj që duhet edhe një pjesë e stafit përreth tij që punon për Kombëtaren. Duke filluar nga menaxheri, i cili ka një lloj autoriteti sidomos te komunikimi me lojtarët që vijnë te Kosova,” tha Thaqi.

Gjithashtu, ish-trajneri i Dritës potencoi se Kosovës i duhet një përzgjedhës i nivelit të lartë, pasi edhe lojtarët janë të tillë.

“Sot niveli i lojtarëve të Kosovës është rritur aq shumë saqë meriton një trajner të atij niveli. Pse këta janë cilësor mos të mendon dikush se nuk ka problem i udhëheq këta lojtarë çdokush. Më vështirë është të udhëhiqet një lojtar i nivelit të lartë sesa të ulët,” theksoi Arsim Thaqi.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika