Arsyetimi i Apelit për kthimin e Ilir Abdullahut në paraburgim

Gjykata e Apelit ka vendosur të kthejë në paraburgim të dyshuarin Ilir Abdullahu, i njohur si "Liza," për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza. Vendimi është marrë pas aprovimit të anksesë së Prokurorisë Speciale, që kërkoi ndryshimin e aktvendimit të Gjykatës Themelore

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit, më 3 nëntor 2023, e ka kthyer në paraburgim të dyshuarin për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza, Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”, i cili paraprakisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë ishte liruar nga paraburgimi, duke iu zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të dorëzanisë në shumën 100 mijë euro.

Ilir Abdullahu dyshohet për veprën penale të “Vrasjes së rëndë”, në bashkëkryerje me Enver Sekiraqën, Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Rrahim Abdullahun, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendimin e Apelit, thuhet se është aprovuar ankesa e Prokurorisë Speciale për ndryshimin e aktvendimit të Themelores.

“1.APROVOHET ankesa e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special…. të dt.27.10.2023, dhe ndaj të pandehurit I.A, ashtu që ll. CAKTOHET paraburgimi kundër të pandehurit I.A” thuhet në vendimin  Apelit.

Në gjetjet e Apelit, thuhet se Themelorja nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme proporcionaliteti dhe përshtatshmërisë, kur ka zëvendësuar masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë eurosh, duke e konsideruar si vendim jo të drejtë dhe jo të ligjshëm.

Tutje, Apeli ka potencuar se meqenëse i pandehur prej vitit 2007 e deri në ditën e arrestimit ka qenë në arrati, pra plot 15 vjet, duhet medoemos që t’i caktohet masa e paraburgimit, me qëllim të sigurimit të tij në procedurë.

Apeli ka sqaruar po ashtu se me lënien e Abdullahut në liri, qëndron rreziku i arratisjes dhe krejt kjo duke marrë për bazë deklarimin e tij në seancë dëgjimore, ku kishte thënë se i duket e kotë të shkojë të flejë në burg për arsye se, sipas tij, të gjithë e dinë se rasti është i montuar.

Prandaj, Apeli ka vlerësuar se me lënien e të dyshuarit në paraburgim, sigurohet një proces normal në çështjen penale ndaj tij.

Ndryshe, më 16 tetor 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte zëvendësuar Abdullahut masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë eurosh. Abdullahu deri në momentin e arrestimit të tij më 16 korrik 2023, ishte në arrati mbi 10 vjet dhe ishte në kërkim edhe të INTERPOL-it.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vijon procesi gjyqësor ndaj Sekiraqës. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika