Arti, mundësi për t’i shprehur pakënaqësitë kolektive në mënyrë individuale

Arti, shpeshherë përdoret si shenjë proteste nga aktivistët dhe lëvizjet sociale për të ndërgjegjësuar padrejtësitë. Portali Dukagjini sjell një "dritare" pas së cilës pakënaqësitë qytetare marrin formën artisitike të protestave. Se sa kanë ndikim këto aktivitete, flasin vetë artistët

Kushtrim Mehmeti duke protestuar për papunësinë

Megjithëse mënyra më e zakonshme e protestave përfshin turma të tëra njerëzish me një qëllim të përbashkët, për përmirësimin apo fillimin e një reforme në shoqëri e që madje, ndonjëherë përfshin edhe akte dhune, protestat mund të zhvillohen edhe përmes krijimeve artistike.

Duke ndihmuar në ngjalljen e audicioneve të audiencës dhe në krijimin e formave të reja që ndihmojnë në dëgjimin dhe marrjen e hapave ndaj një inciative të re, arti i protestës megjithëse ndonjëherë ka vështirësi për t’u kuptuar, paraqet të ardhmen e kreativitetit.

“Aksioni e instalacioni janë e ardhmja e protestës”.

Kështu thotë Kushtrim Mehmeti për Portalin Dukagjini, i cili është aktivist që realizon forma të tilla të protestës, dhe që u ka dhënë zë problemeve të shoqërisë kosovare përmes artit.

Siguria e punëtorëve në Kosovë është një ndër temat më të përfolura që është bërë viteve të fundit. Për sigurinë e punëtorëve në punë nuk është marrë asnjë masë, dhe si pasojë shumë punëtorë kanë humbur jetën.

Për këtë, Kushtrim Mehmeti kishte realizuar një protestë artistike përmes së cilës synonte adresimin e kësaj çështjeje. Mungesa e sigurisë në punë ka detyruar shumë punëtorë nga Kosova të emigrojnë drejt perëndimit.

Kushtrim Mehmeti, protesta për puntorët

“Gjithmonë, gjithçka që bëj, tentoj ta përcjell një mesazh. Fundja, nëse nuk ka mesazh e nuk depërton ai mesazh, i humbet kuptimi krejt punës. Nganjëherë ka vështirësi për t’u kuptuar, duhet sqarime shtesë, por gjithsesi me punë përsëri kreative. Nuk është se vendosi target audience, vlen për gjithsecilin që jeton brenda e jashtë vendit. Filluar nga të rinjtë e përfunduar te moshat e shtyra, e gjejnë veten dhe u flet gjithsecilit”, ka thënë Mehmeti për portalin Dukagjini.

Këtë, Mehmeti e quan “teknikë e përballueshme”, ngase për realizimin e saj nevojiten më pak mjete financiare dhe kjo e bën të qasshme për të gjithë.

Protesta për braktisjen e leximit

Gjersa ka treguar se aktivitetet e para të tij i filloi nga një fotografi e vetme, Mehmeti ka theksuar se ndryshimi ndër protestat e njëpasnjëshme të tij kishte filluar të dukej dukshëm.

Se çfarë rëndësie kanë protestat e artit krahas atyre të zakonshme, Mehmeti thotë se “Është e pranueshme, mbahet mend më gjatë, e që kjo është edhe njëri nga qëllimet e një proteste”.

Mirëpo, protesta dhe shfaqje të tilla nuk janë mirëpritur gjithmonë nga shoqëria e madje, as nga institucionet.

Një rast të tillë për portalin Dukagjini e tregon artisti, Sokol Plakolli.

Shfaqja “Karrigia e Nxehtë”

“Në vitin 2015, shfaqja ‘Karrigia e Nxehtë’, autor dhe regjisor i së cilës jam unë, u pezullua dhe pastaj u largua nga repertori i TKK së pa kurrfarë arsyetimi. Pas 8 muaj pëpjekjesh që largimi i shfaqjes në mënyrë arbitrare të trajtohet ligjërisht, më datën 22.10.2015 nga ora 9 në mëngjes fillova grevën ‘ARTISTI ME THES NË KOKË’. Greva e shoqëruar me protestë zgjati vetëm 2.45 minuta. Dhe pas 8 muajsh, me kërkesën e ministrit Kujtim Shala çështja e shfaqjes ‘Karigia e Nxehtë’ u trajtua me urgjencë”, ka thënë Plakolli për portalin Dukagjini.

Njoftim i MKRS-së

Një ndër grevat e Plakollit që kishte marrë vëmendjen e mediave kosovare ishte edhe ajo e quajtur “Artisti me sy të mbyllur e me gojë të lidhur”, e shoqëruar me performanca artistike, e cila ishte mbajtur për 12 ditë në fundvitin e 2016-tës, në -22 gradë celsius.

“Çdo ditë protestoja prej 15 deri në 45 minuta këmbëzbathur para TKK-së, përgjatë performancave artistike para teatrit kombëtar. Atëbotë, Jeton Neziraj me protokoll të falsifikuar kishte nënshkruar akomodimin e trupës serbe në TKK, dokumentin e kishte fshehur në sirtaret e TKK së dhe vetë kishte dhënë dorëheqje nga posti i kreut të këshillit të TKK së. Në vazhdën e shumë ngjarjeve të tjera, askush nuk donte t’ia dijë për fatin e TKK së”.

“Artisti me sy të mbyllur e me gojë të lidhur”

Një protestë e tillë përpos bujës së madhe që siguroi, gjithashtu, arriti të grumbullojë 10 mijë nënshkrime në një peticion të hapur.

“Në ditën e 9 të grevës, dokumenti në fjalë u tërhoq nga dosja e vendimeve të KD të TKK së. Por, fati i këtij dokumenti nuk dihet akoma, nëse është zhdukur, apo mbahet diku i fshehur si mundësi për t’u kthyer përsëri”, ka thënë Plakolli për Portalin Dukagjini.

Por, a kanë arritur këto protesta të përcjellin mesazhin?

“Po, sa herë kam dalë të protestoj, mesazhi dhe qëllimi për të cilin kam protestuar apo kam reaguar ka arritur shkallën e lartë në audiencë. Por se pastaj mënyra e të trajtuarit ligjërisht shpesh nuk është e kënaqshme. Megjithatë, unë kam dhënë kontributin tim”, ka deklaruar Plakolli.

Artisti Sokol Plakolli gjatë grevës dhe Ministri i Kulutrës Hajrullah Çeku

Ai thekson se pjesa më e bukur e performancave të tij është se ato janë konsideruar si modele të demokracisë dhe lirisë qytetare, megjithëse jo gjithmonë.

Shpeshherë, ai përmend se është fyer dhe etiketuar në mënyrë banale, gjersa ka theksuar faktin se veprimtaria e tij ishte përpjekur të politizohej dhe se sipas tij, gjoja ishte duke u paguar nga pozita e atëhershme.

Mirëpo, për një gjë ngul këmbë Plakolli. “Në çdo rrethanë, unë do të vazhdoj të kërkoj të drejtën time ligjore”, thotë ai për portalin Dukagjini.

Neni 43 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës lejon tubimin paqësor.

“Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve”, thuhet në Kushtetutë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika