Asambleja Parlamentare jep detaje pas rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e vlerësuar si një hap që do të ndihmojë në forcimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, ndërsa gjithashtu shpreh shqetësimin për situatën e sigurisë në komunat në veri të Kosovës dhe bën thirrje për diplomaci e dialog

Flamujt e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Duke miratuar një projekt-opinion gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën në Paris, bazuar në një raport të Dora Bakoyannis (Greqi, EPP/CD), komiteti mirëpriti një listë të gjerë të zotimeve të bëra me shkrim nga autoritetet e Kosovës.

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte katalizator që “Kosova të vazhdonte të bënte përparim në forcimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit si dhe të adresojë sfidat dhe çështjet shqetësuese”, ka thënë Komiteti për Politikë dhe Demokraci.

Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në njoftimin e Komitetit pas takimit të 27 marsit është thënë se ai duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit për Kosovën” që do të ndihmonte të sigurojë mbrojtje për të drejtat e serbëve në Kosovë,

Ndërsa, sa i përket shpronësimit të pronave në veri, Komiteti ka thënë se ato duhet të kryhen “duke respektuar ligjin” dhe në përputhje të plotë me Planin e Ahtisaarit.

Kush votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE?

Përmes njoftimit, Komiteti ka thënë po ashtu se është në dijeni të “përkeqësimit të situatës së sigurisë në komunat në veri të Kosovës”, duke theksuar se “rreziku për dhunë në Kosovë është i madh” dhe se siguria varet “nga mbrojtja e të drejtave të komunitetit serb, përshkallëzimi i tensioneve dhe normalizimi i raporteve me Serbinë”.

Duke pasur parasysh numrin e vendeve anëtare të Këshillit, që nuk e njohin Kosovën si shtet, Komiteti bëri thirrje për “diplomaci, dialog dhe kompromis”, duke i bërë thirrje Komitetit të Ministrave që të sigurohen që anëtarësimi i Kosovës të bëhet pa “paragjykime ndaj qëndrimeve të shteteve individuale sa i përket shtetësisë së Kosovës”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika