Asamblisti Sadiku: Marrëveshja për energjinë krijon barazi

Asamblisti i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, e ka cilësuar marrëveshjen e fundit të nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë si marrëveshje pozitive, pasi sipas tij, do të garantojë barazi

Skënder Sadiku, asamblist në Mitrovicën e Veriut

Asamblisti në komunën e Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, e ka konsideruar marrëveshjen për energji në mes të Kosovës dhe Serbisë, si lajm të mirë dhe me efekte të dobishme për qytetarët e Mitrovicës së Veriut.

Sipas tij, pas kësaj marrëveshjeje, e cila u nënshkrua të martën, qytetarët e Mitrovicës së Veriut do të kenë trajtim të barabartë me banorët e qyteteve tjera.

“Shpresoj që nuk do të ketë mungesa. Sot është një ditë e shënuar për qytetarët e Mitrovicës Veriore , pasi po i kthehemi normalitetit. Shpresoj që të gjithë qytetarët edhe në veri të trajtohen njëjtë. Rryma është një aset që duhet paguar ka qenë një ide e gabuar që nuk është paguhet rryma”, është shprehur ai.

Sipas Sadikut, si fillim mund të jetë sfidë çështjet teknike sikurse vendosje e njësorëve, por kjo sipas tij, nuk do të paraqet problem të madh.

“Duhet ndërrimi i njësorëve, që janë çështje teknike, ideja për trajtimin e barabartë për qytetarët është e mirë, shpresoj që edhe teknikisht nuk do të ketë telashe, është përvojë që është përfunduar në qytete të tjera”, ka thënë ai.

Sadiku ka bërë të ditur se edhe kolegët e tij të nacionalitetit serb, janë shprehur pro zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Sipas tij, kjo marrëveshje do ta ndalojë abuzimin me rrymë elektrike dhe do të ketë kursim të saj.

“Me kolegët serbë edhe ata janë të gatshëm, duke u nisur nga ajo që zingjiri i pagesës i sjellë edhe benefitet që nuk janë të dukshme, por në momentin e faturimin vijnë obligimet. Shpresoj që do të ndalet edhe abuzimi me rrymë elektrike, do të fillojë kursimi i energjisë, shpresoj që të ketë efekt në tërë Kosovën”, ka deklaruar ai.

Sadiku ka theksuar se rryma që nuk është paguar nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut, ka qenë barrë për banorët e qyteteve të tjera të Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika