Asgjësohen mbi 1 mijë disqe për prerjen e hekurit dhe betonit me afat të skaduar

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka asgjësuar mbi 1 mijë disqe për prerjen e hekurit dhe betonit me afat të skaduar

Foto nga Ministria e Industrisë, 11 prill 2024.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka identifikuar dhe asgjësuar 1 mijë e 154 disqe për prerjen e hekurit dhe betonit me afat të skaduar në disa qytete të vendit tonë.

Siç thuhet në njoftim, inspektimet u zbatuan nga inspektorët e tregut dhe u zbulua se këto produkte paraqesin rrezik për përdoruesit.

Produktet e identifikuara ishin të brendeve dhe dimensioneve të ndryshme, por të gjitha me afat të skaduar të përdorimit.

Inspektorët e tregut morën masa të menjëhershme për t’i larguar këto produkte nga tregu dhe për t’i shkatërruar ato.

“Këto produkte si të tilla paraqesin rrezik për përdorim nga konsumatorët dhe në të gjitha rastet operatorët ekonomikë kanë bërë shkatërrimin/asgjësimin e këtyre produkteve me afat të skaduar në prezenc të Inspektorëve të Tregut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria e Industrisë, nëpërmjet Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka si prioritet mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo produkt të dyshimtë në treg, në mënyrë që inspektorët e tregut të ndërmarrin veprime të nevojshme përkatësisht në përputhje me ligjin dhe kompetencat e tyre.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika