ASK: Në muajin janar janë regjistruar 2216 lindje brenda dhe jashtë Kosovës

Të dhënat preliminare për lindjet dhe vdekjet për muajin janar 2024 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se në Kosovë dhe jashtë saj, janë regjistruar mbi 2,200 lindje ndërsa kanë vdekur mbi 1 mijë qytetarë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin janar 2024.

Të dhënat preliminare për lindjet dhe vdekjet për muajin janar 2024, tregojnë se në Kosovë dhe jashtë saj, janë regjistruar mbi 2,200 lindje, ndërsa kanë vdekur mbi 1 mijë qytetarë.

“Në muajin Janar 2024 janë regjistruar 2216 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1171 lindje janë meshkuj dhe 1045 lindje janë femra”- njofton ASK.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 1,084 raste të vdekjeve [brenda dhe jashtë Kosovës]. Prej vdekjeve të regjistruara, 583 janë meshkuj dhe 501 janë femra.

Në anën tjetër, nëse krahasohet me të dhënat administrative për muajin janar të vitit të kaluar, janë regjistruar 2,111 lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1,079 dhe femra 1,032.

Ndërsa, numri i vdekjeve të regjistruara në Kosovë dhe jashtë saj është 960 raste të vdekjeve, prej tyre meshkuj 519 dhe femra 441 raste.

Në muajin janar, numri i lindjeve është rritur për 105 lindje më shumë, njashtu dhe për numri e vdekjeve është rritur për 126 vdekje.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartcekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika