Asnjë i vdekur dhe 1 mijë e 480 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të IKSHPK-së ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë 1 mijë e 480 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID-19 dhe asnjë qytetarë nuk ka vdekur

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së të premtën e 29 korrikut ka njoftuar se Brenda 24 orëve të fundit 1 mijë e 480 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit asnjë qytetarë nuk ka vdekur nga COVID-19.

Numri i të shëruarve është 1 mijë e 435, ndërsa numri I rasteve aktive është 10 mijë e 684.

115 qytetarë janë vaksinuar Brenda 24 orëve të fundit. Me dozen e pare të vaksinës janë vaksinuar 903 mijë e 897 qytetarë, me dozen e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 169 të tjerë, me dozen e tretë janë vaksinuar 104 mijë e 555 të tjerë dhe me dozen e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 306 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika