Asnjë njohje për 1 vit e gjysmë, cili është arsyetimi i kryediplomates Donika Gërvalla?

Kryediplomatja Donika Grëvalla ka thënë se zotimi i ish-kryeministri Avdullah Hoti në Washington, se në periudhë njëvjeçare nuk do të ketë lobim për ta njohur Kosovën si shtet nga shtetet që nuk e kanë njohur, i ka marrë kohë ministres Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është pyetur nga gazetarja Jeta Xharra në emisionin “Kallxo Përnime”, se pse Kosova nuk e ka asnjë njohje gjatë mandatit të Qeverisë Kurti II.

Gërvalla ka treguar se si shefe e Diplomacisë kosovare është e fokusuar që të sjellë njohjen e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e njohur Republikën e Kosovës si shtet. Ajo ka theksuar se është angazhuar që Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro ta njohin Kosovën.

“Tani ne jemi përqendruar shumë në 5 njohjet pa dashur t’i injorojmë pjesën tjetër të botës, por 5 njohjet brenda BE janë tepër të rëndësishme për ne, sepse në fund të fundit mund ta na paraqesin pengesa serioze në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane dhe atyre në NATO”, ka deklaruar ajo.

E pyetur se çfarë progresi ka, Gërvalla nuk ka dhënë detaje, por vetëm ka thënë se po punohet.

“Ka goxha progres të prekshëm në të 5 vendet, më shumë progres në disa, më pak në disa të tjera. Ju e shihni me Greqinë kemi marrëdhënie si me të gjitha shtetet e tjera njohëse i vetmi që mungon, unë nuk kam ardhur këtu të them që kemi zbuluar ujin e ngrohtë, unë po them se cili është fokusi i politikës së jashtme” është përgjigjur Gërvalla.

Më tej, ajo ka akuzuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti, i cili ishte zotuar në Washnigton më 4 shtator të vitit 2020, se Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, e as nuk do të lobojë për njohje të reja, në këmbim që Serbia t’i ndalojë fushatat kundër shtetit të Kosovës.

“Prandaj, pjesa më e madhe e kohës tonë është investuar në këto njohje që nuk do të thotë që nuk kemi punuar edhe në kontinente të tjera, që mos harroni që një pjesë të madhe të këtij një viti e gjysmë ne kemi pasur një moratorium dhe moratoriumi, i cili është dhënë premtimi në Washtington është natyrisht një element, i cili na ka bërë të dukemi që njohjet për ne si republikë nuk janë edhe kaq të rëndësishme”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika