Asociacioni i komunave i jep afat qeverisë deri më 5 shtator për pagat

Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave ka mbajtur një mbledhje urgjente gjatë së enjtes, ku kanë kërkuar nga Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit, që të ndalet presioni duke kërkuar listat e grevistëve. Po ashtu kryetarët e Komunave janë të shqetësuar më ekzekutimin selektiv të pagave për sektorin publik në nivel lokal dhe kjo po shihet si formë presioni dhe ndëshkimi i punonjësve të cilët gjatë kësaj periudhe kanë qenë duke i kryer obligimet e tyre ditor.

Foto ilustrim

Ngjashëm sikurse punëtorët e sektorit publik në nivel qendorë, paga nuk kanë marrë as disa kryetarë e udheheqësh institucioneve lokale në Kosovë.

E kjo ka nxitur reagime të shumta, si nga komunat ashtu edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Nënkryetari i Gjakovës, Flamur Fetahaj, thotë se ky është vendim i kundërligjshëm.

Flamur Fetahaj, nënkryetar i Gjakovës në një bisedë telefonike ka thënë: Komuna e Gjakovës e konsideron këtë vendim të paligjshëm, sepse nuk përcaktohet as me ligj dhe as me kushtetutë, dhe ky vendim nuk është dashur as të merret nga qeveria dhe as të bëhet zbatimi i tij. Prej nesh është kërkuar të dërgohet një listë për grevistët, mirëpo këtë e kemi konsideruar të jashtëligjshëm.

Nënkryetari i Gjakovës, Flamur Fetahaj

E kjo situatë, ka mbledhur në një takim gjatë se enjtes, Kryetarët e Komunave të Kosovës, ku nuk po pajtohen fare me vendimin e qeverisë.

Mes shumë kritikave, njëzëri kanë dhënë një afat për qeverinë.

Në një deklaratë, Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thënë: Pagë nuk kanë pranuar as kryetarët e Komunave, as nënkryetarët, as drejtorët komunal e as zyrtarët tjerët komunal. Pagë nuk kanë pranuar as punonjësit e Qendrave për Punës Sociale e kështu më radhë. Pra ky është një dallim që është bërë nga niveli qendror dhe ky dallim në paga po ndodh për herë të parë në Kosovën e pasluftës. Kryetarët kanë bërë thirrje që deri më 5 shtator, pagat të dalin, përndryshe kryetarët e Komunave janë zotuar që do të mbajmë edhe një takim dhe do të shohim për veprimet e mundshme ligjore.

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Ndërkohë, Kryetar i Sindikatës së Administratës Publike, thotë se duhet të ndryshohet sa më shpejte ky vendim nga qeveria.

Në një deklaratë, Ali Gashi, kryetai i Sindikatës së Administratës Publike ka thënë: Vendimet e fundit që janë marrë dhe mos ekzekutimi i pagave, për BSPK-në, është i pakuptueshem, por edhe konisderojmë që është edhe në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat që e rregullojnë çështjen, dhe kjo çka ka bërë qeveria është denim kolegtiv, i cili nuk përkon me kohën që jemi tani….

Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Administratës Publike

Televizioni Dukagjini, ka pyetur Ministrinë e Financave, se kur do të bëhet ekzekutimi i pagave për pjesën tjetër të punëtorëve të sektorit publik, por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigjje.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika