Asociacioni i Komunave të Kosovës: MAPL-ja ndërhyri në kompetencat e Komunës për “Sunny Hill”

Bordi i AKK-së vlerëson që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka ndërhyrë në kompetencat dhe në autonominë lokale të komunave të cilat janë të përcaktuara me ligjet në fuqi

AKK-ja reagon ndaj vendimit nga MAPL

Festivali “Sunny Hill” këtë vit nuk do të organizohet në Prishtinë, por në Tiranë. Për dështimin e organizimit të tij në Kosovë, organizatorët kanë fajësuar institucionet e shtetit.

Në njoftimin zyrtar të Festivalit, të martën, është konfirmuar se zhvendosja në Tiranë është bërë për shkak të vonesave për përgjigje nga autoritetet për dhënien e lejes së pronës për shfrytëzim.

“Neni 6 i Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronësisë së paluajtshme të komunës thotë se Afati i dhënies në shfrytëzim i pronës së paluajtshme të komunës vendoset nga komuna, e jo nga niveli qëndror. Komunat kanë të drejtë ta japin pronën e vet komunale në shfytëzim nga 1-15 vjet, më shumë se 15 vjet pra deri në 99 vjet, dhe se komunat mund të japin në shfrytëzim pronën e paluajtshme për me pak se një (1) vit.

Kurse në shkresën e MAPL e nënshkruar nga Ministri z. Elbert Krasniqi, drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, kërkohet në mënyrë arbitrare që komuna ta adresojë kërkesën për ndryshimin e afatit për dhënien e pronës komunale në shfytëzim për festivalin “Sunny Hill”.

Në këtë shkresë, ndër të tjera, thuhet që “Ju si kryetar do ta adresoni kërkesën për ndryshim të afatit të dhënies në shfrytëzim të pronës komunale, ku Vendimi përsëri duhet t’i nënshtrohet aprovimit në Kuvendin e Kryeqytetit, me procedurat të përshpejtuara përmes mbledhjes së jashtëzakonshme e pastaj, sipas legjislacionit në fuqi, MAPL bën vlerësimin e ligjshmërisë”.

 

“Me këtë shihet dhe vërtetohet qartë ndërhyrja e MAPL në kompetencë të komunës e që këto ndërhyrje janë pengesë serioze në mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal, por edhe pengesë në zhvillimin e demokracisë lokale në Republikën e Kosovës.

“Shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit që niveli qëndror me dashje ndërhyn në kompetencat e komunave”, ka reaguar AKK-ja.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika