ATK mbledh mbi 713 milionë euro të hyra tatimore në tetë muajt e parë të 2025-tës

Foto ilustruese: Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–gusht 2025 ka mbledhur gjithsej 713.3 milionë euro të hyra tatimore, duke tejkaluar për 71.2 milionë euro shifrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024.

Sipas njoftimit, ky rezultat është tregues i një trendi të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave, që lidhet jo vetëm me zbatimin e ligjit dhe forcimin e administrimit tatimor, por edhe me vetëdijen e shtuar të tatimpaguesve për përmbushjen e obligimeve të tyre.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në periudhën janar–gusht të 2025 të mbledhë gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të hyrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024 për 71.2 milionë euro.

Ky rezultat dëshmon për një trend të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave tatimore, që pasqyron jo vetëm përkushtimin e ATK-së në zbatimin e ligjit dhe forcimin e administrimit tatimor, por edhe vetëdijen gjithnjë e më të lartë të tatimpaguesve për përmbushjen e obligimeve të tyre.
Rritja e të hyrave ka rëndësi të veçantë për stabilitetin fiskal të vendit, sepse garanton më shumë mjete për investime publike, zhvillim ekonomik dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve. Kjo është dëshmi se partneriteti i ndërtuar ndërmjet ATK-së dhe tatimpaguesve po jep rezultate të prekshme dhe afatgjata.
Në këtë kuadër, ATK rikujton se qëllimi i saj nuk është ndëshkimi i tatimpaguesve, por edukimi dhe ndërgjegjësimi i tyre, me qëllim që obligimet tatimore të trajtohen si përgjegjësi e natyrshme qytetare dhe biznesore. Prandaj, institucioni do të vazhdojë të investojë në trajnime, fushata informuese dhe shërbime digjitale që u lehtësojnë tatimpaguesve procesin e përmbushjes së obligimeve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika