Autoritetet britanike: Rusia dhe Ukraina po përballen me humbje të mëdha

Autoritetet britanike raportojnë se Rusia dhe Ukraina po përballen me humbje të mëdha ushtarake, ndërsa Ukraina po përpiqet të çlirojë zonat e pushtuara nga Rusia

Ushtarët ukrainas vendosin flamurin ukrainas në një ndërtesë, gjatë një operacioni në Blahodatne, Rajoni i Donetsk, 11 qershor 2023, foto Reuters.

Sipas autoriteteve britanike, Rusia dhe Ukraina po përballen me një numër të lartë të ushtarëve të vrarë, ndërsa forcat e Kievit, përmes një kundërofensive, po përpiqen të çlirojnë zonat e pushtuara nga forcat e Kremlinit.

Ndërkohë, një plan paqeje i prezantuar nga udhëheqësit e shtatë vendeve afrikane, me qëllimin për t’i dhënë fund luftës gati 16-mujore, u refuzua të premten nga presidenti rus Vladimir Putin, një ditë pasi ai u refuzua nga presidenti ukraianas Volodymyr Zelenskyy.

Rusia mund të jetë duke u përballur me humbjet më të larta që nga kulmi i betejës për Bakhmutin në mars, vlerësuan zyrtarët e Britanisë, në një raport të përditësuar mbi fazat e para të kundërofensivës së ushtrisë ukrainase.

Sipas raportit britanik, luftimet më të ashpra po zhvillohen në provincën juglindore të Zaporizhias, rreth Bakhmutit dhe në provincën lindore të Donetskut.

Raporti thotë se Ukraina shënoi përparime të vogla në këto zona, ndërsa forcat ruse po kryejnë operacione mbrojtëse, relativisht efektive, në jug të Ukrainës.

Kievi njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit, Rusia kreu 43 sulme ajrore dhe 55 sulme të tjera me raketa.

Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyryleno, tha se dy civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën.

Një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën në provincën e Khresonit, ndërsa në Zaporizhia u plagos një person pas sulmeve ruse në 20 vendbanime.

Vladimir Rogov, zyrtar i administratës së emëruar nga Moska në rajonin pjesërisht të pushtuar të Zaporizhias, tha sot se forcat ukrainase morën kontrollin e fshatit Piatikhatki.

Forcat ukrainase njoftohet se shkatërruan një depo të rëndësishme municioni pranë qytetit port të pushtuar nga Rusia, Heniçesk.

Sipas analistëve perëndimorë, kundërofensiva e Ukrainës me armët e përparuara të perëndimit, përgjatë vijës frontale prej 1 mijë kilometrash, mund të zgjasë.

Një nismë paqeje e shtatë vendeve afrikane nuk dha shenja përparimi.

Përpjekja e udhëheqësve afrikanë për t’i dhënë fund luftës gati 16-mujore u refuzua nga presidenti rus Vladimir Putin, një ditë pasi plani u cilësua si i pazbatueshëm edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti ukrainas tha se çdo bisedë paqeje duhet të ketë si parakusht tërheqjen e forcave të Moskës nga territoret e pushtuara ukrainase, diçka që Rusia thotë se është e panegociueshme.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga përmbytjet si pasojë e shkatërrimit të digës në Kakhovka është rritur.

Ministria e Brendshme ukrainase tha se numri i viktimave në territoret e kontrolluara nga Kievi është 16, ndërsa zyrtarët rusë thanë se 29 persona vdiqën në territoret e kontrolluara nga Moska.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës më 6 qershor, raporton Zëri i Amerikës, përcjell Dukagjini.com.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika