Autoritetet rumune konfiskojnë 4 milionë dollarë pasuri në çështjen Andrew Tate

Reuter ka njoftuar se autoritetet rumune kanë sekuestruar mallra dhe para me vlerë 18 milionë lei (3.95 milionë dollarë) si pjesë e një hetimi penal për trafikimin e dyshuar të qenieve njerëzore që çoi në arrestimin e Andrew Tate

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan Tate

Autoritetet rumune thanë se kanë sekuestruar mallra dhe para me vlerë 18 milionë lei (3.95 milionë dollarë) si pjesë e një hetimi penal për trafikimin e dyshuar të qenieve njerëzore që çoi në arrestimin e personalitetit përçarës të internetit Andrew Tate.

Gjatë javës së kaluar, Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara ka marrë në administrim 29 pasuri të luajtshme, duke përfshirë automjete dhe ora luksoze, si dhe shuma të ndryshme parash në valuta të ndryshme, thuhet në një komunikatë të së shtunës vonë, shkruan Reuters.

Të shtunën, një reporter i Reuters pa disa makina, duke përfshirë një Rolls-Royce, BMË dhe Mercedes-Benz, duke u marrë nga kompleksi i Tate në periferi të kryeqytetit, Bukuresht, për t’u transportuar në një vend ruajtjeje.

Andrew Tate, vëllai i tij dhe dy femra të dyshuara rumune u arrestuan më 29 dhjetor me akuzën e krijimit të një bande kriminale për të shfrytëzuar seksualisht gjashtë gra. Ata e kanë mohuar akuzat.

Të arrestuarit kundërshtuan urdhër-arrestin e tyre 30-ditor, por gjykata e apelit e Bukureshtit e hodhi poshtë sfidën këtë javë dhe tha se ata duhet të mbeten në paraburgim nga policia.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika