Avokati Halimi: Ridvan Muharremi është takuar me Rozeta Hajdarin në zyrën e saj

Avokati Mahmut Halimi tregon se afaristi Ridvan Muharremi, i arrestuar për keqpërdorime të rezervave shtetërore, është takuar me ministren Rozeta Hajdari në Ministrinë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)

Mahmut Halimi, avokati i afaristit Ridvan Muharremit i cili është arrestuar nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore, ka thënë se klienti i tij është takuar me ministren Rozeta Hajdari në zyrën e saj në Ministrinë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Halimi në “Debat Plus” tha se Ridvan Muharremit i është kërkuar ndihmë për sigurimin e rezervave shtetërore nga vetë ministrja Rozeta Hajdari.

“Është ftuar nga Ministria, i ka pyet me kënd je duke folur, ka thënë kur të vish në Ministri lajmërohesh në recepsion pastaj takohemi, drejt në zyrën e Rozeta Hajdarit, aty kanë qenë zyrtarë të lartë të ministrisë, ka qenë edhe ministrja aty. Edhe Ridvani e ka cekë që për herë të parë Hajdarin e kam taku në zyrën e saj”, tha ai.

Ai tha se nga Muharremi, ministrja Hajdari ka kërkuar të gjejë treg për të siguruar vaj dhe sheqer.

“Kanë kërku nga ai të shikoj të gjej treg të vajit dhe sheqerit, ka thënë se do të interesohet dhe do t’i lajmërojë shumë shpejt. Është përshirë për të kontribuuar”, ka thënë ai.

Halimi tha se klienti i tij nuk ka pasur marrëdhënie kontraktuale me MINT-in, derisa shtoi se nënshkrimi i tij nuk gjendet në asnjë dokument.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika