Azemi: Pas liberalizimit ikën 140 mijë punëtorë, 70 për qind e kompanive përmirësuan kushtet e pagat

Kryetari i Sindikatës së Sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se 70% e kompanive pas liberalizimit të vizave, kanë përmirësuar kushtet e punës dhe se ka lëvizje edhe tek pagat, por që ato nuk janë ende në nivelin që e meritojnë punëtorët

Jusuf Azemi,

Kryetari i Sindikatës së Sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se 70% e kompanive pas liberalizimit të vizave, kanë përmirësuar kushtet e punës, pasi sipas tij, kjo iu është imponuar.

Ai ka thënë se ka lëvizje edhe tek pagat, por që ato nuk janë ende në nivelin që e meritojnë punëtorët.

“Ka përmirësim kushtesh, paga të mira të punëtorëve jo aq sa e meritojnë por ka lëvizje. Por më e rëndë është fakti se iu është imponuar, ka lëvizje edhe tek pagat. E kushtet nuk ka dilema aty, shembull në markete deri vonë ka qenë 250 euro tashmë kemi ngritje 350 megjithatë ka vende që s’e kanë këtë pagë. Diku 70% të kompanive kanë lëvizur në këtë drejtim”, ka thënë ai për EO.

Azemi ka potencuar se pas liberalizimit të vizave rreth 140 mijë persona janë larguar nga vendi.

Ai ka shtuar se si Sindikata e po ashtu edhe bizneset janë të indinjuar se si qeveria nuk ka marr hapa me herët për të parandaluar këtë dukuri.

“Ne kemi paralajmëruar si Sindikatë se mund të kemi rreth 150 mijë punëtorë që do të largohen, megjithatë nuk duhet të japim shifra. Por shifrën që e kemi dhënë për gjatë gjithë vitit, vetëm për një muaj kemi pasur ikje 140 mijë vetëm gjatë janarit. Vetëm nga aeroporti 230 mijë dalje por duke e konsideruar që 50% të tyre kthehet, 25% kanë shkuar të themi tek familjarët e tyre, pjesa tjetër mbetet shqetësuese dhe ne jemi shumë të indinjuar, edhe pronarët e kompanive sepse ata e kanë parë seriozitetin e kësaj pune”, u shpreh Azemi.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika