Azerbajxhani thotë se e ka shuar sulmin armen pranë Nagorno-Karabakh

Bashkimi Evropian kërkon t'i jepet fund luftimeve pranë rajonit të diskutueshëm pasi Azerbajxhani thotë se ka pushtuar disa vende (kodra) strategjike

Në këtë foto nga nëntori 2020, ushtarët etnikë armenë ecin përgjatë rrugës afër kufirit midis Nagorno-Karabakh dhe Armenisë. Foto: aljzeera

Azerbajxhani thotë se forcat e saj kanë shtypur një sulm armen pranë enklavës së diskutueshme të Nagorno-Karabakut, duke nxitur thirrje ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftimeve në një rajon që ka qenë një pikë e nxehtë për 30 vjet.

Nagorno-Karabakh u shkëput nga Azerbajxhani me mbështetjen e Armenisë pas një konflikti të përgjakshëm post-sovjetik në fillim të viteve 1990. Në vitin 2020, Azerbajxhani dhe Armenia bënë një luftë për rajonin ku Baku fitoi me sukses një pjesë të territorit të kontrolluar nga separatistët.

Nwn kushtet e një armëpushimi pasues, paqeruajtësit rusë u vendosën për të mbrojtur pjesën e mbetur të territorit të mbajtur nga separatistët. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje, dhe ditët e fundit dhuna është ndezur.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha të mërkurën se Armenia kishte shkelur rëndë armëpushimin duke kryer një akt sabotimi duke e vrarë një ushtar.

Harta e Armenisë, Azerbajxhanit, Nagorno-Karabakut

Për më tepër, Baku tha se forcat e saj kishin mposhtur një përpjekje armene për të kapur një kodër në një zonë të kontrolluar nga paqeruajtësit rusë.

Ajo kërkoi çarmatimin e “formacioneve të paligjshme armene” rreth territorit të diskutueshëm dhe gjithashtu tha se ka marrë kontrollin e disa lartësive strategjike në rajon.

Ndërkohë, Armenia i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë në ndalimin e “veprimeve agresive” të Azerbajxhanit pas shpërthimit dhe akuzoi Bakun për thyerjen e armëpushimit.

Më herët, autoritetet separatiste në territor shpallën një mobilizim të pjesshëm.

Thirrje për de-përshkallëzimin

Sipas raporteve të mediave ruse Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thwnw se situata në dhe rreth Nagorno-Karabakh po përkeqësohej.

Bashkimi Evropian bëri thirrje për një “ndërprerje të menjëhershme të armiqësive” midis forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë në Nagorno-Karabakh.

“Është thelbësore të de-përshkallëzohe,  të respektohet plotësisht armëpushimi dhe të ktheheni në tryezën e bisedimeve për të kërkuar zgjidhje të negociuara”, tha në një deklaratë zëdhënësi i shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Gjashtë javë luftime në fund të vitit 2020 morën më shumë se 6,500 jetë dhe përfunduan me një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.

Armenia lëshoi një pjesë të territorit që kishte kontrolluar për dekada dhe Rusia vendosi rreth 2,000 paqeruajtës për të mbikëqyrur armëpushimin e brishtë, por tensionet vazhdojnë pavarësisht nga një marrëveshje armëpushimi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika