Bad News Eagles fillojnë me fitore rrugëtimin në CS:GO

Bad News Eagles (BNE), filluan rrugëtimin në turneun më të madh të CS:GO, me fitore, në qytetin Antwerp të Belgjikës, kundër skuadrës turke, Eternal Fire

Ekipi, Bad News Eagles

“Bad News Eagles” (BNE), e filluan rrugëtimin në turneun më të madh të CS:GO, me fitore, kësaj radhe në një ndeshje të jashtëzakonshme në qytetin Antwerp të Belgjikës, kundër skuadrës turke, Eternal Fire.

Bad News Eagles kanë përfunduar lojën me rezultat 16:14, fitues të gjashtë raundeve radhazi. Ky rezultat erdhi nga bashkëpunimi i vazhdueshëm i ekipit kosovar që lehtësisht e konfirmuan fitoren.

Pra, ekipi BNE në vetëm një map, konfirmuan fitoren e tyre për të vazhduar lojën kundër ekipeve më te forta në botë.

Me këtë fitore tani ekipi shqiptar mban serinë 1:0 me ndeshje (1 fitore, 0 humbje), dhe do të ndeshet përsëri të hënën më 9 maj, me kundërshtarin i cili nuk është bërë i ditur akoma.

Rreth 74 mijë shikues ishin të pranishëm në live stream-in zyrtar të Professional Gamers League (PGL), dhe rreth 11 mijë shikues ishin të pranishëm te live stream i kosovarit Ernest Xhoci, për të shikuar duelin e djemve nga Kosova kundër ekipit truk.

Djemtë e Kosovës, kishin përballë ekipin e turk që radhitën në vendin e 29 në ranglistën botërore, ndërsa ekipi i ynë, Bad News Eagles, në vendin e 28.

Pasi ka numëruar disa nga skuadrat më të forta që do të marrin pjesë dhe janë favorite, organizatori ESL Counter-Strike e ka futur në mesin e më të mirave edhe skuadrën tonë, Bad News Eagles.

Çmimi i madh i këtij turneu është 1 milion euro, ekipi ynë po lufton fortë të e marrë këtë çmim, por ata kanë fituar zemrat e pothuajse gjithsecilit shikues.

Duke filluar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i veshur me fanellën e ‘Bad News Eagles’, ka treguar mbështetjen ndaj ekipit kosovar në lojën e tyre të parë pas kualifikimit në turneun botëror të CS:GO.

Përmes një postimi në Instagram, Kurti ka treguar se po përcjell lojën e kosovarëve kundër Turqisë nga Amerika, aty ku ndodhet aktualisht.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, duke shikuar lojën e ekipit kosovar “BNE”. 9 maj 2022

Po ashtu, në videon e publikuar nga ESL Counter-Strike që zgjat më shumë se katër minuta, flitet për të arriturat e ekipit BNE, për formën e tyre, por edhe lidhjen shpirtërore që e kanë lojtarët me njëri-tjetrin.

Kjo i bën ata si një nga skuadrat më emocionuese për t’u parë në Major Antwerp, ku thuhet se mund të jenë edhe befasi e këndshme dhe mund ta fitojnë të gjithë turneun.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika