Bad News Eagles kualifikohen në finale të turneut Elisa Invitational

Bad News Eagles ka arritur të kualifikohet në finale të turneut “Elisa Invitational Spring 2022”. Ekipi nga Kosova mposhti në gjysmëfinale ekipin çek, Sinners me rezultat 2:0 në map-a. Ndërsa, sot (e shtunë) BNE do të zhvillojë lojën pëfundimtare

Ekipi Bad News Eagles

Bad News Eagles, ka fituar ndeshjen ndaj ekipit çek SINNERS, dhe siguron finalen në turneun e CS:GO “Elisa Invitational Spring 2022”.

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagle është një ndeshje larg për t’u shpallur fitues i turneut Elisa Invitational si dhe për të siguruar pjesëmarrjen në turneun i cili do të mbahet LAN në qytetin Espoo të Finlandës.

Ndeshja gjysmëfinale e Bad News Eagles ndaj SINNERS përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me map-a.

Mapin e parë e fituan me rezultat 16-13, ndërsa në mapin e dytë rezultati ishte më i ngushtë, 16-14.

Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes u shpall snajperisiti i ekipit kosovar Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, me vlerësimin 1.38 nga HLTV.

Ndeshjen finale, Bad News Eagles do ta zhvillojnë sot (e shtunë), duke filluar nga ora 20:00 ndaj ekipit francez HEET.

Fituesi i kësaj ndeshje do të fitoj çmimin prej 50 mijë dollarësh, si dhe një vend në turneun LAN që do të mbahet në Espoo të Finlandës.

Bad News Eagles kishin humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh në turneun “REPUBLEAGUE”, pasi u mposhtën nga ekipi “Fnatic” me rezultat të përgjithshëm 2-0, me mapa.

Ndeshja filloi me mapin ‘Nuke’, i zgjedhur nga ekipi “Bad News Eagles”, pjesë në të cilën ekipi kosovar tregoi rezultat të mirë mirëpo nuk arritën ta vazhdojnë deri në fund, për të humbur me rezultat 16-8.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika