Bajraktari: Në Speciale po gjykohet UÇK-ja, jo individët

"Po gjykohet kupola e UÇK-së, nuk po gjykohen individët, jemi një hap kundër argumentimit të situatave që po vazhdojnë të interpretohen nga Gjykata e Prokuroria", kështu ka deklaruar avokati Ardian Bajraktari, në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë

Avokati, Ardian Bajraktari

Avokati Ardian Bajraktari, në lidhje me gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po u bëhet nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë se në atë proces po gjykohet kupola e UÇK-së, dhe se nuk po gjykohen individët.

Në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini, Bajraktari ka thënë se pala mbrojtëse është një hap avantazh me Prokurorinë, pasi sipas tij, është një hap kundër argumentimit të situatave të  që po interpretohen nga Gjykata e Prokuroria.

“Po gjykohet kupola e UÇK-së, nuk po gjykohen individët, jemi një hap kundër argumentimit të situatave që po vazhdojnë të interpretohen nga Gjykata e Prokuroria”, ka thënë Bajraktari.

Bajraktari: Pretendimet e Prokurorisë janë vështirë të argumentueshme

Bajraktari, ndër të tjera, ka thënë se mbrojtja është në favor me disa informata ndaj Prokurorisë, e cila ka mungesë të dëshmitarëve dhe provave, ku ai ka përmendur rastin që u përmend nga mbrojtja e Veselit, se si një dëshmitar kishte gabuar sa i përket identifikimit të Kadri Veselit.

“Ministria e Drejtësisë po e zbaton ligjin”

Sa i përket përkrahjes nga institucionet e Kosovës për këtë proces gjyqësor, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë, ka thënë se po e zbaton ligjin për procesin e ndihmës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se ka hezitim nga krerët institucionalë që të angazhohen më shumë në këtë proces.

Sipas Bajraktarit, Ministria e Drejtësisë po e zbaton ligjin, por ka hapësirë për lobim dhe për më shumë angazhim.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika