Bajrami: 26 milionë euro kostoja e blerjes së votës nga LVV-ja, skemë e korrupsionit publik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 26 milionë eurove për studentët, vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Në një postim në Facebook, Bajrami e ka quajtur këtë vendim “skemë të korrupsionit publik” dhe “tentativë për blerje votash” nga Lëvizja Vetëvendosje.

“26 milionë Euro, kostoja e blerjes së votës nga ana e LVV-së. Prokuroria është vonu t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpator që blejnë vota me taksa të qytetarëve. Kjo është skemë e korrupsionit publik. Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit me 12 tetor”, ka shkruar Bajrami.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndarë gjithsej 26 milionë euro për studentët. Vendimi përfshin pagesën prej 100 eurosh për secilin student, si dhe bursën e mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, për t’i mbështetur ata që studiojnë larg vendbanimit të tyre.

Ky vendim është marrë më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Të fundit nga rubrika