Bajrami për rritjen e çmimeve të naftës: Strategjia e Kurtit është ‘varfëro e sundo’

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës, që të dielën kaloi 1.70 euro për litër.

Ajo ka thënë se një qeveri e përgjegjshme do të ulte TVSh-në për karburantet nga 18% në 8% dhe do të organizonte takime me odat ekonomike dhe Shoqatën e Naftarëve për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Bajrami ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se strategjia e tij është “varfëro e sundo”.

Sipas saj, Qeveria po shfrytëzon rritjen e çmimeve për të mbledhur më shumë të ardhura buxhetore në prag të zgjedhjeve, ndërsa qytetarët përballen me krizë ekonomike.

Bajrami ka thënë se Kurti dhe kabineti i tij, me strategjinë e dështuar 6-vjeçare, duhet të shkojnë në opozitë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika