Pas tensioneve dhe përplasjeve në seancën plenare të Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi opozitën për bllokim të qëllimshëm të punimeve parlamentare.
Para mediave jashtë objektit të Kuvendit, Balla u shpreh se sa herë Kosova ka një festë, siç është heqja e pjesës së masave të BE-së ndaj saj, ish-kryeministri Sali Berisha shkakton kaos në Shqipëri.
“Duket qartë që protestat nuk kanë frymë, nuk kanë pjesëmarrje duhet t’ia vëmë zjarrin parlamentit që të na vinë njerëzit në protestë. Shqiptarët e dinë fare mirë kush udhëheq dhe jep urdhrat për të gjitha këto imazhe që i bëjnë ëmë Shqipërisë. Sulmuan avokatin e ri të popullit. U munduan ta pengojnë që të bëjnë betimin edhe pse vet e kanë propozuar. Megjithatë, populli shqiptar ka një shprehje të bukur ‘qentë le të lehin karvani le të ecën përpara’. Karvani i Shqipërisë evropiane ecën përpara”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu përgëzoi vendimin e BE-së për heqjen e një pjese të masave ndaj Kosovës, duke e quajtur lajmin më të mirë për gjithë shqiptarët.
“Dua t përgëzoj vendimin e BE-së për të hequr një pjesë të masave të sanksioneve ndaj Kosovës dhe ky është lajmi më i mirë i gjithë shqiptarëve. Sa herë që Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri dhe dëm në Shqipëri. Dhe dëmi i mazhit të sotëm lidhet me gëzimin e djeshëm për Kosovën”, ka theksuar Balla.