Ballkani triumfon ndaj Dritës, fitojnë Malisheva dhe Gjilani

Golin e vetëm në këtë derbi e shënoi Lumbardh Dellova pas një supergoditje nga largësia

FC BALLKANI

Pikët e plota kanë mbetur në Suharekë.

Ballkani ka triumfuar 1-0 ndaj Dritës, në kuadër të derbit të javës së 12-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Lumbardh Dellova pas një supergoditje nga largësia.

Ky gol ishte edhe një dëshmi e formës së lartë që po kalon qëndërmbrojtësi.

Në anën tjetër, Drita u mundua me të gjitha forcat për të barazuar, por përkundër mundësive qëllimin nuk e arriti.

Pas kësaj ndeshje, skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja ngritet në kuotën e 29 pikëve, shtatë më shumë se Drita.

Fitore ka shënuar edhe Malisheva, pasi e mposhti Prishtinën 1-0.

Golin e vetëm për vendësit që ishte i vlefshëm për tre pikë e shënoi Ilir Mustafa, nga penaltia.

Të dyja skuadrat tani kanë nga 16 pikë, por Malisheva është e katërta, kurse Prishtina e pesta në tabelë.
Te fitorja është rikthyer SC Gjilani, sepse e mposhti Feronikelin 74 me rezultat 2-1.

Redon Ismaili dhe Milev e tundën rrjetën për vendësit dhe festa shpërtheu në Gjilan.

Në anën tjetër, golin e nderit për Niklin e realizoi Alban Shillova, gati në fund të takimit.

Gjilani tashmë është ngritur në pozitën e gjashtë me 14 pikë, kurse Feronikeli është në pozitën e tetë me 11 sosh, vend ky që shpien në ndeshjen e barazhit.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika