Banorët e Albertës kanë zgjedhur qartë të mbeten pjesë e Kanadasë, thotë kryeministri Carney

Kryeministri kanadez, Mark Carney, ka deklaruar se banorët e provincës së Albertës kanë bërë një “zgjedhje të qartë” kundër pavarësisë, pasi rezultatet e para tregojnë se rreth tri të katërtat e votuesve kanë mbështetur qëndrimin e provincës në përbërje të Kanadasë.

Sipas BBC-së, votuesit në Alberta po vendosnin nëse provinca duhej të mbetej pjesë e Kanadasë apo të vazhdonte drejt një referendumi për pavarësi.

“Alberta zgjodhi Kanadanë”, ka deklaruar Carney, duke reaguar ndaj rezultateve paraprake të votimit.

Megjithatë, pavarësisht epërsisë së kampit që mbështet qëndrimin në Kanada, separatistët kanë pretenduar se kanë arritur një fitore të tyren. Udhëheqësi i lëvizjes separatiste, Jeffrey Rath, i ka thënë BBC-së se lëvizja e tij nuk do të ndalet.

Ndërkohë, kryeministrja e Albertës, Danielle Smith, ka deklaruar se qytetarët kanë “votuar për një Alberta më të fortë”. Ajo pritet t’u drejtohet qytetarëve për të komentuar rezultatet e votimit dhe hapat e ardhshëm për provincën.

Përveç çështjes së pavarësisë, votuesit janë pyetur edhe për një sërë çështjesh të tjera, përfshirë imigracionin dhe identifikimin e votuesve.

Reagime ndaj rezultateve priten edhe nga liderë të tjerë politikë kanadezë. Kreu i Partisë së Re Demokratike, Avi Lewis, pritet të mbajë një konferencë për media, ndërsa edhe lideri konservator Pierre Poilievre, deputet nga Alberta, pritet të komentojë rezultatet.

Sipas BBC-së, votimi nuk nënkupton domosdoshmërisht se debati për sovranitetin e Albertës ka përfunduar, pasi çështja e marrëdhënieve të provincës me qeverinë federale mbetet pjesë e diskutimeve politike.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika