Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka përmbyllur diskutimet mbi pikat e rendit të ditës për seancën e parë të së mërkurës, duke lënë të hapur mundësinë për rifillimin e saj në rast ndryshimi të qëndrimeve nga partitë politike.
“Në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve, ju bëj thirrje të gjitha subjekteve politike dhe deputetëve që të mblidhemi dhe t’i kalojmë këto ligje që janë jetike për Kosovën”, ka thënë Basha.
PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismën, refuzuan të marrë pjesë në seancën e sotme.
Në seancë nga këto parti ishte vetëm deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i cili tregoi se pse nuk po marrin pjesë.
“Kjo seancë do të mbahet në mend në historinë e Kosovës, për të cilën të gjithë ne e dimë që është e paligjshme dhe jokushtetuese”, ka thënë Gruda.