Basha: Siguruam mandatarin, vendi nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar se vendi nuk e ka luksin të shkojë sërish në zgjedhje, prandaj sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka siguruar mandatarin për formimin e qeverisë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ku u vendos që Glauk Konjufca të propozohet si mandatar për kryeministër, Basha ka theksuar se Konjufca është “një njeri me shumë vlera”.

“Ne e kemi siguruar mandatarin, kjo ka rëndësi. Një njeri me shumë vlera siç është Glauk Konjufca. Arsyet janë të dyfishta, t’i ikim zgjedhjeve sepse ky popull nuk e ka luksin me shku në zgjedhje dy herë, dhe e dyta, kemi buxhetin e shtetit, buxhetin e tri komunave dhe mbi 700 punonjës të RTK-së që i presin pagat e tyre. Opozita le t’i thërrasë arsyes”, ka deklaruar ai.

Të fundit nga rubrika