Bashkëjetonte me të miturën në Pejë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur femër kosovare

Fotoilustrim


Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se policia ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur femër kosovare.

Rastin e ka adresuar babai i femrës kosovare i cili ka raportuar se vajza e tij (e mitur) ka dalë nga shtëpia dhe dyshon se e njëjta ka shkuar me një person tjetër dhe është duke bashkëjetuar me të.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më datë 30.11.2022 rreth orës 22:36 në lagjen Fierajë, të Pejës.

Tutje, bëhet e ditur se njësitë policore pas një pune hetimore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima me kërkesë të prindërve kthehet te familja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare (e mitur) ka dalë nga shtëpia dhe dyshon se e njëjta ka shkuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe është duke bashkëjetuar me të. Njësitë policore pas një pune hetimore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima me kërkesë të prindërve kthehet te familja e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika