Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e BeH-së organizojnë ekspozitë fotografike: Bota kujton Srebrenicën

Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës sot do të organizojë ekspozitën fotografike “Bota kujton Srebrenicën” në Prishtinë, për të kujtuar masakrën dhe gjenocidin e 1995, ku mbi 8,000 burra boshnjakë u vranë.

Sipas një njoftimi, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) në bashkëpunim me “Rijasetin” e Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës po organizon një ekspozitë të veçantë fotografike me titull “Bota kujton Srebrenicën” në Prishtinë.

Kjo ekspozitë është një nismë për të kujtuar masakrën dhe gjenocidin e Srebrenicës, një nga tragjeditë më të rënda të shekullit XX, ku më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe gjatë korrikut të vitit 1995.

Ekspozita do të paraqesë fotografi autentike që ilustrojnë dhimbjen dhe vuajtjet e viktimave, si dhe rrugëtimin e gjatë të kërkimit të drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika