Bashkimi shpallet kampion i Kosovës

Bashkimi është kampion i Kosovës për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës

Skuadra e Bashkimit ka fituar titullin e kampionit në Superligën e femrave në basketboll.

Prizrenaset kanë shënuar fitoren në ndeshjen me Prishtinën me rezultat 78:64 (22:16,19:8, 24:16, 13:14), ku kjo fitore e shpall njëherësh Bashkimin kampion në Superligën e Femrave për edicionin 2022/2023.

Prej fillimit të ndeshjes Bashkimi ishte dominues, ndërsa shkëputjen e bëri në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me shifrat 19:8.

Khadija Brown-Haywood e udhëhoqi Bashkimin drejt suksesit me 24 pikë, 12 kërcime e 7 asistime. Ndërsa, me lojë të mirë u veçuan edhe Dasia Evans (16) e Arbnore Përquku (12).

Te Prishtina u veçuan Kaela Hilarie me 21 pikë e Agnesa Rrahmani me 10 sosh.

Për Bashkimin, ky është titulli i parë prej vitit 2018, ndërsa trofeu i tretë këtë sezon pas Superkupës dhe Kupës së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika