Baze flet për rolin që e kishte themelimi i LDK-së për ndërkombëtarizmin e çështjes së Kosovës

Jugosllavia e vitit 1989 kishte një imazh shumë më të mirë se sa që gëzon Serbia tani, ka thënë Mero Baze, duke shtuar se falë themelimit të LDK-së, çështja e Kosovës është bërë e njohur ndërkombëtarisht

Gazetari, shkrimtari dhe publicisti, Mero Baze

Publicisti Mero Baze, njohës i politikës në Kosovë dhe Shqipëri, ka folur se çfarë roli kishte pasur themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) për Shqiptarët e Kosovës.

Sipas publicistit Baze, shqiptarët asnjëherë nuk i kishin zgjedhur përfaqësuesit e tyre pasi gjithmonë iu kishte zgjedhur Beogradi.

“Më themelimin e LDK-së, në dhjetor të vitit 1988, për herën e parë shqiptarët e Kosovës, i kanë zgjedhur përfaqësuesit e vetë politik, që nga vitit 1918 atyre iu kishte zgjedhur Beogradi” përfaqësuesit, ka deklaruar Baze.

Më tej, ai ka shtuar se përfaqësuesit e zgjedhur në vitin 1988 janë e “vetmja gjë që i ka njohur ndërkombëtarisht shqiptarët e Kosovës”.

“Ish-presidenti Ibrahim Rugova, është pritur nga të gjithë ndërkombëtarët. Është pritur në Shtëpinë e Bardhë, nga vendet tjera të perëndimit, dhe është pritur si përfaqësues i shqiptarëve të Kosovës”.

Tutje ai ka folur për meritat e përfaqësuesëve të cilët ishin zgjedhur në vitin 1988.

“Duke vendosur që ta zgjedh çështjen e Kosovës nëpërmjet rrugës demokratike dhe standardeve evropiane, është bërë i pranueshëm problemi i Kosovës, se përndryshe për problemin e Kosovës do të ishte e pa mundur të flisje në Perëndim”, ka theksuar ai.

“Kosova kishte ndryshuar qasje ndaj pushtuesit të saj, sepse nuk e nisi si një luftë për bashkim me Shqipërinë komuniste por, si një demokratizim pas rënies së murit të Berlinit, dhe kjo ishte arma që Kosova i çarmatosi armiqtë e saj brenda Jugosllavisë në raport me Perëndimin”, ka shtuar njohësi i politikës Baze.

Baze ka përfunduar duke thënë se Jugosllavia e vitit 1989, kishte një imazh shumë më të mirë se sa që gëzon Serbia tani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika