BE i bën thirrje Serbisë të mos i forcojë lidhjet me Rusinë, flet për Portali D, Ana Pisonero

Unioni evropian nuk e ka pritur mirë bisedën e fundit telefonike midis presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, dhe atij rus, Vladimir Putin. Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të mos i forcojë më tej raportet e saj me federatën ruse. Ky reagim vjen pas marrëveshjes së re midis dy vendeve për furnizimin e Serbisë me gazin natyror rus

Selia e Komisionit Evropian në Bruksel

“Në një kohë të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus kundër Ukrainës, Bashkimi Evropian pret që Serbia, si vend kandidat, të mos forcojë më tej lidhjet e saj me Federatën Ruse”.

Kështu ka thënë për Portali D, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, e cila ka theksuar se BE pret që Serbia të mos i forcojë më tej raportet e saj me Rusinë.

Bashkimi Evropian nuk e ka pritur mirë bisedën e fundit telefonike midis presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe homolgut të tij rus, Vladimir Putin.

Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është konfirmuar me marrëveshjen e re, e cila ka të bëjë me furnizimin e Serbisë me gazin rus, me një çmim të favorshëm.

Marrëveshja për furnizime me këtë lëndë, do të jetë trevjeçare.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Rikonfirmimi i marrëdhënieve midis dy vendeve erdhi në kohën kur Rusia po përballet me paralajmërimet për pakon e gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Evropian për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, Serbia deri më tani nuk është harmonizuar me asnjë nga këto pako të sanksioneve.

Sipas Pisoneros, vendet kandidate pritet të përafrojnë në mënyrë progresive politikat e tyre ndaj vendeve të treta me politikat dhe pozicionet e miratuara nga BE, duke përfshirë edhe masat kufizuese.

Ana Pisenore – Zëdhënese e Komisionit Evropian

“Të gjitha vendet kandidate, duke përfshirë Serbinë, pritet të përafrohen plotësisht me legjislacionin dhe prioritetet e politikave të BE-së, përfshirë ato në komunikimin RepowerEU, i cili përcakton ambicien e BE-së për të hequr gradualisht varësinë e saj nga importet e gazit, naftës dhe qymyrit rus sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ajo.

Unioni evropian ka potencuar ndihmën ndaj Serbisë në mënyrë që të ulë varësinë e saj nga energjia ruse.

Mesazh i rëndësishëm për Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor sipas Pisoneros, është mundësia për pjesëmarrje në prokurimin e përbashkët të gazit.

“Përjashtimet e miratuara nga Këshilli më 8 prill që lejojnë kryerjen e transaksioneve të nevojshme për të mbrojtur importet e naftës dhe gazit të fqinjëve të BE-së, duke përfshirë Serbinë dhe vendimin për t’i mundësuar Serbisë dhe partnerëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen prokurimeve të ardhshme të përbashkëta të gazit të BE-së (dhe LNG dhe hidrogjeni), janë mesazhe të rëndësishme të BE-së për Serbinë”, daklaroi ajo.

Ndërkohë, ajo ka përmendur edhe ndihmën që BE-ja, jep përmes planit për investime në Ballkan.

“Kemi përforcuar mbështetjen tonë në fushën e sigurisë energjetike nëpërmjet investimeve në efiçencën e energjisë, energjitë e rinovueshme, ndërtimin dhe rehabilitimin e korridorit të energjisë elektrike Transballkanike”, shtoi ajo.

Sipas saj, qëllimi është të zvogëlohet varësia nga lëndët djegëse fosile, për të ndihmuar partnerët me integrim më të mirë të rrjetit të energjisë dhe qasje në energji, në burimet e shumëfishta.

BE konsideron se fillimi i punimeve për interkonjektorin e gazit Serbi-Bullgari në janar të vitit 2022 (për të cilin BE-ja ofron pothuajse 50 milionë euro financim grant), është një hap i rëndësishëm i përbashkët i BE-së dhe Serbisë drejt sigurimit dhe diversifikimit të furnizimit me gaz për Serbinë.

“Në kontakt të ngushtë me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, ne po monitorojmë edhe situatën e çmimeve dhe dimensionin e sigurisë së furnizimit në rajon”, përfundoi Pisonero.

Ilustrim

Ndryshe, disa ditë pasi Putin dhe Vuçiq u pajtuan për marrëveshjen e furnizimit të Serbisë me gazin natyror rus, u raportua për vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, në Serbi.

Vizita e tij ishte paraparë që të ndodhte më gjashtë qershor.

Por, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan të lejonin avionët të fluturonin mbi hapësirën e tyre ajrore. Kjo për shkak se Lavrov bashkë me presidentin Putin, janë në listën e sanksioneve të shumë shteteve perëndimore.

Ministri i Punëve të Jashtme të RusisW, Sergey Lavrov

Ndërkaq, për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës, vendet anëtare të BE-së dhe shtete të tjera kanë bllokuar hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.

Lavrov kishte planifikuar të zhvillonte bisedime me Vuçiqin mbi furnizimet me energji nga Rusia.

Ndërkohë, ndonëse BE pret që Beogradi të mbështesë sanksionet e bllokut ndaj Rusisë, Serbia vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk është rreshtuar nga shtetet perënndimore.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika