BE-ja, e “gatshme për bisedime” me presidentin e ri të Iranit

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se është i gatshëm të përfshihet në bisedime me presidentin e porsazgjedhur të Iranit, Masud Pezeshkianin

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se është i gatshëm të përfshihet në bisedime me presidentin e porsazgjedhur të Iranit, Masud Pezeshkianin.

Pezeshkian, ligjvënësi reformist, e fitoi balotazhin presidencial të Iranit më 5 korrik, duke u bërë presidenti i nëntë i Republikës Islamike të Iranit.

“Ne jemi në dijeni për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe e urojmë presidentin e zgjedhur Masud Pezeshkian”, tha Nabila Massrali, zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, në një postim në X.

“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi me Qeverinë e re në përputhje me politikën e BE-së për angazhim kritik”, shkroi ajo.

Pezeshkian ka bërë thirrje për “marrëdhënieve konstruktive” me vendet e Perëndimit dhe e mbështet ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive globale.

Pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, SHBA-ja i hoqi sanksionet kundër Iranit, por më 2018, presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe prej atëherë Uashingtoni ka rikthyer sanksionet që e kanë ngufatur ekonominë e republikës islamike.

Përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes kanë dështuar dhe Teherani ka shkelur kushtet e marrëveshjes duke prodhuar uranium të shkallës së lartë të pasurimit.

Në mars, Bloomberg News citoi një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes duke thënë se Irani ishte më pak se 12 ditë larg që të posedonte materiale të nevojshme për prodhimin e një bombe bërthamore.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika