BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që “në frymë evropiane” të dalin nga situata aktuale

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano





Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, teksa e ka konfirmuar se dy kryenegociatorët për dialog nga Kosova dhe Serbia, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim, ka thënë se qëllimi është gjetja e një rrugëdaljeje nga situata aktuale, në frymë evropiane.

Kështu është deklaruar Stano në një konferencë për media, teksa ka shtuar se situata aktuale paraqet krizën më të madhe ndër vite mes dy vendeve fqinje.

“Mund të konfirmoj se i kemi ftuar të dy kryenegociatorët dhe mund të konfirmoj se kanë kthyer përgjigje se do të vijnë. Do të kemi takim me ta. Qëllimi është i njëjtë që më në fund të gjejmë një rrugëdalje nga situata aktuale, në frymë evropiane”, është shprehur Stano.

Sipas tij, zakonisht pasi të ketë pajtim mes kryenegociatorëve, takimet përcillen nga takime në nivele të larta.

Të mërkurën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq – nën ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak – për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe.

Takimi do të zhvillohet vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka hedhur fajin, sidomos te pala e Kosovës, për mosarritje të marrëveshjes.

Të hënën e 21 nëntorit, në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar tri takime trilaterale dhe tri takime bilaterale përgjatë tetë orëve me presidentin e Serbisë me ndërmjetësimin apo lehtësimin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell dhe emisarin special për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Nga takimi në Bruksel nuk pati asnjë marrëveshje.

Më vonë, në po të njëjtën ditë, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.

Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova, dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh.

Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti.

Edhe pse targat serbe në Kosovë konsiderohen si të paligjshme, ato deri më tani janë toleruar në Veri të Kosovës.

Më 31 korrik dhe një gusht, serbët lokalë në Veri të Kosovës kishin vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit.

Por, me kërkesë të ndërkombëtarëve, vendimi për zbatimin e tyre ishte shtyrë për një shtator.





Shija e redaktorit

Gazetari i RTV Dukagjinit, Dardan Idrizi shpallet fitues i çmimit...

Në ditën e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), kjo organizatë ka mbajtur një event, në të...

Fotografia familjare e Samitit në Tiranë

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, kanë realizuar "fotografinë familjare" në ambientet e Hotel Marriott,...

Fury mposht Chisoran, mbron titullin botëror të peshave të rënda

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka mposhtur Derek Chisoran ​​për të mbrojtur titullin e tij WBC, të peshave të rënda. Meçi ka zgjatuar deri në raundin...

Më të lexuarat

BE merr ‘anë’ në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Emrimi i Nenad Rashiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve të...

Tentim grabitje e armatosur në një market të Gjilanit

Një tentim grabitje ka ndodhur në komunën e Gjilanit, më saktësisht në marketin Tina. Punëtorët e marketit ia kanë dalë t'ia marrin armën nga dora...

Kosova me rrugë të pasigurta, pothuajse çdo 25 minuta një...

Në rrugët e Kosovës gjatë vitit 2020, kishin ndodhur, gjithsej, 12 mijë e 657 aksidente, ndërsa në vitin 2021 numri i aksidenteve ishte rritur...

Të fundit nga rubrika