BE-ja në një linjë me ShBA-në, thonë se kanë probleme në komunikim me Kurtin

"Mund të them vetëm në përgjithësi se kur është fjala për Kosovën dhe sjelljen e administratës aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me partnerët tanë amerikanë përkojnë pothuajse 100 për qind"

Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Qeverinë e Kosovës qëndrimet e tyre me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkojnë gati 100 për qind.

Ky deklarim i Stanos vije një ditë pas deklarimit të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se ShBA-të kanë problem në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Domethënë, partnerët tanë e vlerësojnë situatën ashtu siç e shohin të arsyeshme. Mund të them vetëm në përgjithësi se kur është fjala për Kosovën dhe sjelljen e administratës aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me partnerët tanë amerikanë përkojnë pothuajse 100%”, ka thënë Stano, në një konferencë për media.

Gjithashtu, Escobar-i ka theksuar se raportet ndërshtetërore tejkalojnë ato të një njeriu apo partie, duke shtuar se me Kurtin të njëjtin problem e kanë edhe shtetet partnere të Kosovës.

“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika