BE: Marrëveshja e dialogut nuk përfshin dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se “përfshirja e Komisionit të Venedikut nuk është e paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Bashkimi Evropian ka thënë të premten se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin nuk parasheh që draft-statuti evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venedikutdhe i bëri thirrje Kosovës ta dërgojë atë në Gjykatën e vet Kushtetuese.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën në një intervistë për A2CNN se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venedikut.

Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se “përfshirja e Komisionit të Venedikut nuk është e paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Vitin e kaluar, BE-ja ua prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim.

Më vonë, kryeministri Kurti e cilësoi si “non-paper” këtë draft-statut.

“BE dhe QUINT e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre dhe pritjet për hapat e radhës që Kosova duhet t’i ndërmarrë në procesin e zbatimit të këtyre dy marrëveshjeve të Brukselit [të viteve 2013 dhe 2015] lidhur me themelimin e Asociacionit, më saktësisht që drafti evropian për statutin t’i dërgohet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar atë si të pranueshëm”, tha Stano.

Ai e përsëriti se draft-statuti evropian ishte shkruar nga ekipi i të Lajçakut me ekspertë eminentë ligjorë, sikur edhe ekspertë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi palët nuk ishin në gjendje të angazhoheshin në procesin e tyre të hartimit.

“Pas prezantimit të draftit evropian para kryeministri Kurti dhe presidentit [serb Aleksandar] Vuçiq në tetor të vitit 2023, hapi i radhës duhet të bëhet nga Kosova në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015” shtoi ai.

“I takon Kosovës që, si pjesë e Komisionit të Venedikut, të kërkojë këshilla ligjore për draft legjislaturën, apo legalizimin që tashmë është në fuqi, përfshirë edhe draft-statutin evropian” theksoi Stano.

Në fund, Stano i përsëriti thirrjen dhe pritjet që Kosova të veprojë për këtë çështje “me shpejtësi dhe të ndërpresë vonesat tjera në përmbushjen e obligimeve të saj”./REL

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika