Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë gjatë koncertit

Këngëtares me famë botërore, Bebe Rexha i ka ndodhur një e papritur gjatë kohës kur po performonte në koncert, një person nga audienca e ka gjuajtur me telefon në fytyrë, si pasojë e kësaj ajo është dashur ti bëj tri qepje.

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është  gjuajtur në fytyrë me  telefon teksa ishte në një koncert në New York City të dielën. Kantautorja 33-vjeçare po performon në një koncert të dielën, në turneun e saj “Best F’n Night Of My Life”, ajo u sulmua gjatë momentit që po bënte shqiponjën me duar.

Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën e ulur.

Një numër i fansave të Rexhës shkruan në Twitter për të reaguar ndaj sulmit të pakuptimtë ndaj yllit të popit.

“Bebe është fjalë për fjalë një nga njerëzit më të ëmbël dhe pa problem në industrinë e muzikës, ajo nuk e meriton këtë… disa prej jush me të vërtetë duhet ta lini të qetë” shkroi një fans.

Një tjetër fans i këngëtares shkroi, “Absolutisht një shfaqje e mrekullueshme nga një fans që i hodhi telefonit, shpresojmë që ajo të jetë mirë pas kësaj.’

Nëna e Bebe Rexhës zbuloi se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca i hodhi një telefon në fytyrë gjatë koncertit të saj.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika