Bebe Rexha rikujton çmimin kryesor të “Official Charts”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, shihet tejet e lumtur në një video të fundit të postuar në rrjetin social Tik Tok, rreth suksesit të këngës ‘I’m Good, e cila u renditet e para në Mbretërinë e Bashkuar më saktësisht tek ‘Official Charts’

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pasur një vit mjaft të suksesshëm.

Suksesi i saj gjatë vitit 2022 kulmoi me mega hitin “I’m Good (Blue)”, një ripërpunim i këngës së famshme “Da Ba Dee” që ajo e bëri me David Guettan.

Ky bashkëpunim i suksesshëm e riktheu atë në vendin e parë në top listat britanike amerikane.

Madje për herë të parë në karrierën e saj, 33-vjeçarja arriti që të renditet në numrin një në këngët më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.

“Official Charts” që llogarit statistikat dhe shpërblen artistët e arritur, i ka dhuruar trofeun e vendit të parë këngëtares shqiptare me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut.

Ka qenë vet Bebe Rexha, ajo e cila përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, ka bërë të ditur se ka pranuar trofeun në fjalë dhe se ndjehet tej mase e lumtur dhe e vlerësuar.

@beberexha

Slay

♬ I’m Good (Blue) – David Guetta & Bebe Rexha

 

“Më në fund mora vendin e parë. E mora këtë çmim nga ‘Official Charts’ për ‘I’m Good’ të renditur në vendin e parë. Është hera ime e parë që renditem e para në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që faleminderit shumë. Do të fle e qetë sonte”, ka thënë artistja e hitit “I’m Good (Blue)”

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika