Begaj: Forcat e Armatosura aleate e besueshme e NATO-s

Shqipëria ka shënuar të dielën 110-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se ky përvjetor e gjen Shqipërinë si një forcë moderne dhe aleate e besueshme e NATO-s

Foto ilustrim





Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në këtë 110-vjetor të themelimit, vijnë si një forcë moderne, anëtare e NATO-s dhe aleate e besueshme, e aftë të përmbushë misionin e saj kushtetues dhe detyrimet Euro-Atlantike, e angazhuar në një sërë misionesh në mbrojtje të paqes dhe sigurisë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon e në botë.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se është përjetë mirënjohës arkitektëve të pavarësisë, të cilët në ato ditë të vështira, kur vihej në pikëpyetje ekzistenca e shtetit të sapoformuar, me guxim, mençuri dhe atdhetarizëm të lartë, themeluan një nga shtyllat e domosdoshme të garantimit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Po ashtu, ai ka shtuar se rrugëtimi 110 vjeçar i Forcave të Armatosura ka qenë i vështirë dhe i mbushur me sfida.

“Arritjet e deritanishme janë rezultat sa i përkushtimit dhe mundit të përbashkët, aq edhe i mbështetjes së vyer e të pazëvendësueshme të miqve dhe aleatëve tanë të NATO-s. Mirënjohja dhe vlerësimi ynë është maksimal për ndihmën e dhënë për transformimin, modernizmin, trajnimin, edukimin dhe rritjen e kapaciteteve tona ushtarake, falë bashkëpunimit tonë të ngushtë në tre dhjetëvjeçarët e fundit”, ka shkruar Begaj.

Ndërkaq, Begaj tutje ka thënë se është i bindur që angazhimi dhe detyrimi i tyre do të vijojë të mbetet i shenjtë ndaj atdheut, nderit dhe detyrës.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FA), u krijuan më 4 dhjetor të vitit 1912, pak ditë pas krijimit të Shtetit të parë Shqiptarë në Vlorë.

Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si një nevojë e natyrshme e një shteti Sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja (të shpeshta për shekullin e shkuar).





Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika