Berisha: Debati për Drenicën është i vjetër prej se ekziston komunizmi në trevat shqiptare

Debuteti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka thënë se debati për Drenicën është i vjetër prej se ekziston komunizmi në trevat shqiptare dhe se synimi i komunizmit gjithmonë ka qenë ta atakoj Drenicën sepse aty brez pas brezi ka pasur atdhetar të shquar

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka thënë se në fjalorin tonë ushqehet racizmi kulturor ndaj personave që vijnë nga Drenica.

“Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kanë përbërë rangje të ndryshme të personaliteteve, dhe djem nga Gjakova, Istogu … që kanë qenë luftëtarë të jashtëzakonshëm”, ka thënë deputeti Berisha.

“UÇK-ja e ka përfaqësua krejt kombin shqiptar dhe prej të gjitha trevave”, ka thënë ai duke shtuar se koloriti i UÇK-së nuk ishte i përcaktuar dhe vetëm nga Drenica.

Berisha ka thënë se debati për Drenicën është i vjetër prej se ekziston komunizmi në trevat shqiptare.

“Mendoj që është bërë një gabim [njëjtë siç] është bërë në të gjitha revolucionet në botë, sepse jemi treguar tolerant dhe i kemi amnistuar [ata] që ndoshta e kanë sabotuar rrugëtimin tonë dhe luftën për liri”, ka thënë Berisha në emisionin “Debat Plus“.

Deputeti nga radhët e PDK-së ka shtuar se do të jetë zëri që nuk do të tolerojë që diçka të mbesë abstrakte dhe të thuhet për efekt elektoral.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika