Berisha – Kurtit: Sille ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut, do ta kesh votën time

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se nëse ai e sjell ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut, do ta ketë votën e tij

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë se nëse ai e sjell ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut, do ta ketë votën e tij.

“Kryeministër, sille ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut, do ta kesh votën time!”, ka thënë Berisha.

Këtë, deputeti nga radhët e PDK-së e ka thënë në një intervistë për abcnews.al.

Në këtë intervistë, sjelljet e kryeministrit Kurti, Berisha i konsideron si “sjellje politike të pandërgjegjshme shtetërore”. Ai ka thënë se këto sjellje mund t’i kushtojnë politikisht Kurtit, por, sipas tij, dëmi rëndon mbi Kosovën dhe qytetarët.

“Këto sjellje politike të pandërgjegjshme shtetërore, mund t’i kushtojnë politikisht Kurtit, por dëmi rëndon mbi Kosovën dhe qytetarët, për shkak të sanksioneve të cilat, tashmë po i vuajmë dhe të tjera që janë paralajmëruar”, jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga SHBA-ja”, ka thënë Berisha.

Berisha nga PDK-ja është shprehur konsistent në qëndrimin e tij se marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit janë “të dëmshme dhe antikushtetuese”.

“Unë jam konsisten në qëndrimin tim se marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, janë të dëmshme dhe antikushtetuese, por me e dëmshme do të jetë sjellja e kryeministrit, e cila po vlerësohet me nota negative dhe u dënua ndërkombëtarisht”.

Sipas tij, ekziston një “zgjidhje” për këtë situatë.

Berisha ka theksuar se “zgjidhja” është nëse kryeministri Kurti e sjell Ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut dhe ai ligj të ratifikohet me 2/3 e votave të Kuvendit të Kosovës.

“E vetmja zgjidhje është, nëse Kryeministri e sjell Ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut dhe ai ligj të ratifikohet me 2/3 e votave të Kuvendit të Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova nuk ka më detyrime ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare! Personalisht do t’ia votoja ligjin me të cilin dilet prej marrëveshjeve të këqija të Albin Kurtit, si ajo për energji, targa, lëvizje të lirë, atë të Brukselit e Ohrit”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika