Berisha para mijëra protestuesve: Edi Rama e ka vendosur monizmin e plotë

Sali Berisha para protestuesve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, para mijëra protestuesve në sheshin “Dëshmorët e Kombit” ku edhe ka mbajtur fjalimin e tij, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe pse e ka të gjithë pushtetin, e ka vendosur monizmin e plotë.

Berisha e ka quajtur Ramën, pasardhës të diktatorit komunist, Enver Hoxha.

“32 vite më parë kur ne themeluam partinë opozitare, diktatori i fundit komunist kishin në duart e veta të gjitha pushtetet. Sot pasardhësi i tyre Edi Rama ia mbathi megjithëse ka të gjitha pushtetet, ka vendosur monizmin e plotë, përsëri ia mbathi, kohët e tij janë të numëruara”, ka deklaruar Berisha.

Tutje, Berisha e ka krahasuar veten me kryeministrin Edi Rama,ku sipas tij, Rama e ka ideal pushtetin, kurse ai për ideal e ka lirinë.

Protesta në Shqipëri

“Në vend tuaj do t’i them atij këto fjalë: Edi Rama ne të dy sot, jemi armiq, jemi armiq, po pse jemi armiq? E rëndë dhe e hidhur t’i them këto fjalë, sepse ti Edi Rama, ke për ideal pushtetin. Pushtetin dhe vetëm pushtetin. Kurse unë me këta burra gra dhe vajza, kemi për ideal lirinë. Lirinë dhe vetëm lirinë”, ka thënë Berisha.

Berisha, e akuzoi kryeministrin e Shqipërisë se, “pushtetin e dëshiron, për ta pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët, për t’i poshtruar ata”.

Qytetarët që po marrin pjesë në protestë, po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Ata po protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe kundër vendimeve të Qeverisë.

Mbi 1000 pjesëtarë të policisë do të jenë të angazhuar në terren, mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika