Betohet Ferit Idrizi, zotohet se do të punojë për të gjithë qytetarët pa dallim

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka mbajtur sot seancën inauguruese, ku është betuar kryetari Ferit Idrizi dhe asamblistët e rinj të kësaj komune.

Idrizi, në fjalën e tij të parë pas betimit, tha se besimi i dhënë nga qytetarët e obligon që të punojë me më shumë përkushtim e transparencë, duke theksuar se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ai paralajmëroi vazhdimin e projekteve zhvillimore për qytetin dhe fshatrat, modernizimin e administratës dhe forcimin e sektorëve kyç si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe ekonomia lokale.

Sipas tij, gjatë mandatit të ri do të ketë fokus edhe në rend dhe ligj, rritje të efikasitetit të shërbimeve dhe krijimin e një komune që dëgjon dhe respekton secilin qytetar.

“Ky besim më obligon edhe më shumë që të punoj me përkushtim, me transparencë të vazhdoj të jem kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim. Detyra ime dhe e ekipit tim është të siguroj që çdo hap që ndërmarrim të jetë në shërbim të qytetarëve, në transparencë, në efikasitet dhe me vendime që sjellin përmirësimin e prekshëm të jetës së secilit. Gjatë këtij mandati do të vazhdojmë me projekte që të zhvillojmë qytetin tonë dhe fshatrat tona, që ta modernizojmë administratën, që ta përforcojmë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën dhe ekonominë lokale. Po ashtu do të punojmë për më shumë rend e ligj, shërbime më të shpejta për qytetarët dhe një komunë që i dëgjon dhe respekton të gjithë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika