Bexheti: Në vend që t’iu ngrihen monumente, Kosova po e përçan Aleancën për Shqiptarët

Profesori, Nuri Bexheti, ka folur rreth rolit dhe pozitës së partisë politike Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut. Ai e quan këtë parti si një parti të martirizuar, që ka kontribuar shumë për Kosovës, por që nuk po merr vlerësimin e duhur nga Kosova. Ai gjithashtu kritikon përçarjen e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe ndikimin e Kosovës në këtë proces

Profesori Nuri Bexheti ka thënë se partia shqiptare në Maqedoni në Veriut, Aleanca për Shqiptarët, është “parti e martirizuar”.

Sipas Bexhetit, në vend që t’iu ngrihen monumente aktorëve kyçë të kësaj partie, Kosova po i përçan – ndonëse, sipas tij, Aleanca për Shqiptarët ka bërë shumë për Kosovën.

“Partia që drejton (Ziadin) Sela është partia e martirizuar. Pse po e them, së pari është partia me emër shqiptar, e themeluar dhjetë vite para partisë së Ali Ahmetit. Që ka paguar një çimim të madh. Një rol historik në luftën e Kosovës, kur kanë qenë në qeverisje atëherë, kanë bërë një punë kolosale për Kosovë.

Dhe, Kosova duhet t’iu ngrit monument këtyre dhe jo t’i përçajë. Përçarja po na vjen nga Kosova kësaj radhe. Është një dëm i madh që ky subjektet, që është i dytë për shqiptarët…”, ka thënë Bexheti në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika