Biden e sheh fitoren e ekstremit të djathë në Itali si paralajmërim për demokracinë

Presidenti amerikan, Joe Biden, e sheh si paralajmërim për demokracinë fitoren e e lideres të ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, në Ital

Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti Joe Biden përmendi suksesin zgjedhor të së djathtës ekstreme në Itali si dëshmi e asaj që ai tha se ishte një rrezik për demokracinë në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Ju sapo patë se çfarë ndodhi në Itali në ato zgjedhje. Ju po shihni se çfarë po ndodh në mbarë botën,” u tha Biden guvernatorëve të partisë Demokratike në një takim të mërkurën vonë, duke iu referuar fitores së liderit të ekstremit të djathtë Giorgia Meloni në Itali, shkruan AFP.

“Ne nuk mund të jemi të sigurt për atë që po ndodh këtu,” tha Biden, duke iu referuar atyre që ai i sheh si forca antidemokratike të udhëhequra nga ish-presidenti Donald Trump në prag të zgjedhjeve afatmesme të nëntorit për të vendosur kontrollin e Kongresit.

Biden tha se lideri kinez Xi Jinping i kishte thënë atij drejtpërsëdrejti se “demokracitë nuk mund të mbështeten në shekullin e 21-të. Nuk dua ta ekzagjeroj, por nuk dua ta nënvlerësoj. Dhe kjo është arsyeja pse unë Jam shumë i shqetësuar.”

Sipas Biden “demokracia është në rrezik”.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika