Biden ka vendosur që fjalët e forta me Izraelin nuk mjaftojnë

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden dhe zyrtarët e tij të lartë kanë humbur durimin me mënyrën se si Izraeli po lufton në Gaza, derisa ka vendosur që fjalët e forta me Izraelin nuk mjaftojnë

Presidenti amerikan, Joe Biden.

Prej javësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden dhe zyrtarët e tij të lartë kanë humbur durimin me mënyrën se si Izraeli po e lufton luftën në Gaza.

Ata kanë përdorur një gjuhë gjithnjë e më të ashpër për të përcjellë pakënaqësinë e tyre tek Izraeli dhe në botën e gjerë.

Vendimi për të lejuar rezolutën e fundit të armëpushimit përmes Këshillit të Sigurimit tregon se Biden ka vendosur që fjalët e forta nuk mjaftojnë.

Heqja e mbrojtjes diplomatike nga sjellja e luftës e Izraelit është një hap i rëndësishëm. Ajo tregon thellësinë e përçarjes që është hapur mes Shtëpisë së Bardhë dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Netanyahu e ka dënuar vendimin e ShBA-ve për të mos përdorur veton e saj, duke thënë se ai kishte dëmtuar përpjekjet e luftës dhe përpjekjet për të liruar pengjet e marra nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarët e tij të lartë mund t’i paraqesin ato vërejtje nën titullin e mosmirënjohjes ekstreme.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika