Bislimi: Akterët e shoqërisë civile, kontribut për procesin e integrimit evropian

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci në takim me organizatat e shoqërisë civile ka thënë se procesi i integrimit evropian është aq kompleks dhe kërkues saqë kërkon mobilizimin e gjithë potencialit vendor, prandaj siç thotë ai, çdo ndihmë dhe kontribut është i mirëseardhur

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci në takim me organizatat e shoqërisë civile





Të premten e 14 tetorit, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë zhvilluar takimin e rregullt me organizatat e shoqërisë civile.

Në këtë takim, u diskutua mbi prioritetet që rrjedhin nga Agjenda Evropiane e Reformave si, përmirësimi i cilësisë së përgjithshme në sektorin e arsimit, sigurimi i qeverisjes transparente të institucioneve arsimore dhe rritja e qasjes në arsim.

Qeveria i ka vlerësuar akterët e shoqërisë civile si partnerë në procesin e integrimit evropian, ku secila palë ka rolin e vet dhe mund të japë kontribut në hartim, monitorim, zbatim apo komunikim të reformave.

“Takimi i djeshëm ishte i 5-ti me radhë sektorial, e këtë herë në fushën e arsimit. Përmes këtij takimi synojmë përfshirjen e shoqërisë civile në konsultime drejtpërdrejtë me institucionet zbatuese në kuadër të reformave legjislative dhe të politikave, përpara se ato të vendosen në platformën për konsultime publike”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Bislimi ka thënë se procesi i integrimit evropian është aq kompleks dhe kërkues saqë kërkon mobilizimin e gjithë potencialit vendor, prandaj çdo ndihmë dhe kontribut është i mirëseardhur.

“Si Qeveri, bazuar në arritjet tona, llogarisim në përkrahjen e shoqërisë civile në arritjet sektoriale duke qenë se këtë vit do të aplikojmë dhe për anëtarësim në BE, me synim marrjen e statusit kandidat”, thuhet tutje.

Ndërkaq, takimet e radhës planifikohen të mbahen në fushën e punësimit, çështjeve sociale dhe energjisë, në muajt nëntor dhe dhjetor.





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika